Fiskalizimi, i shtrenjtë për naftëtarët!

Anëtarët  e Shoqatës së ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivate të saj, gazrave dhe lubrifikanteve (SHQNGL), kanë kërkuar nga Ministria e Financave dhe Administrata Tatimore e Kosovës  që të ulët çmimi i arkave fiskale.

Lajme

12/11/2014 14:05

Në mbledhjen e SHQNGL-së të mërkurën,  ku u diskutua për rifiskalizimin e pikave të karburanteve  dhe shqiptimin e gjobave, nga anëtarët u tha se janë për fiskalizim të pikave të naftës, por me çmim më të ulët.

Sipas tyre çmimi për vendosjen e arkave fiskale është i pa përballueshëm për ta.

Përfaqësues të ndërmarrjeve thanë se me këto çmimi po tentohet që të mbyllen ndërmarrjet e vogla dhe po favorizohet ato të mëdhatë.

Kryetari i Shoqatës  Fadil Berjani, tha se nga 16.200 sa ka qenë çmimi i një arke fiskale,  për 2 dispançer  kanë arritur që ta zbresin në 10 mijë euro, por përkundër kësaj, sipas tij ky çmim mbetet ende i lartë.

Në fund të kësaj mbledhje u miratua edhe një deklaratë  me pesë pika:

  1. Apel Administratë së Kosovës  që deri në licencimin e operatoreve të rijnë të mos gjobiten bizneset.
  2. Përgjegjësi nga Ministria e Financave, për operatorin ekonomik  të arkave fiskale për ndryshim të çmimit drastik.
  3.  Kërkesë për aplikimin e rregullatorit  të çmimit të naftës për Kosovën.
  4.  Largimi i trupave inspektues nga pikat kufitare sepse janë të jashtëligjshme dhe të pa nevojshme, dhe në vend të tyre të kërkohet analizë e naftës, e jo inspektim i dokumenteve.
  5. Përkrahja për punën e deritanishme të kryetarit.