Filipe Luis drejt transferimit në Francë

Gjiganti francez, Paris Saint Germain është vënë në kërkim të një mbrojtësi anësor.

Sport

20/08/2018 16:09

Është anëtari i Atletico Madrid që ka rënë në radarin e parisienëve. Mediat spanjolle kanë raportuar se braziliani ka arritur marrëveshje verbale me skuadrën franceze dhe po pritet vetëm zyrtarizimi mes skuadrave.

Skuadra spanjolle ka kërkuar rreth 12-15 milionë euro për ta liruar lojtarin.

Në rast të ndonjë dështimi të dakordimit, PSG si alternativë B po vëzhgon mbrojtësin e majtë të Augsburg, Philip Maxx.

Filipe Luis është paraqitur në total në 213 ndeshje me skuadrën nga Madridi dhe ka shënuar shtatë gola. /Lajmi.net/