Filharmonia e Kosovës sonte me koncert në Katedralen në Prishtinë (Foto)

Sonte, më 11 nëntor, Filharmonia e Kosovës mban një koncert me vepra të mëdha artistike.

ShowBiz

11/11/2015 17:13

Sonte mbahet një koncert nga Kori dhe Ansambli instrumental i Filharmonisë së Kosovës me dirigjent Rafet Rudi.

Me një program të gjatë sonte nga ora 20 do të mund të ndiqni një koncet të tyre, të cilët do të prezantojnë vepra të mëdha dhe të njohura, transmeton lajmi.net.

Ndër performueset do të jenë edhe sopranot Adelina Paloja në veprën e Vivaldit ‘Domine Deus’, Kaltrina Miftari në ‘Amor’ të Monteverdit dhe Arta Jashari në veprën e Sebastian Bach./Lajmi.net