Festival filmi në mes të urës së Ibrit

Në qytetin e Mitrovicës, do të organizohet Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Bridge Film Fest”, ku do të shfaqen filma, përzgjedhja e të cilëve është bërë nga një staf profesional.

Lajme

07/09/2015 11:38

Stafi i këtij festivali, nga 2654 filma artistik dhe 264 filma dokumentarë për mjedisin, ka zgjedhur 37 prej tyre.

Kjo shënon edhe herën e parë që në mesin e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, do të shfaqen filma, thuhet në komunikatën për media të organizatorëve të këtij festivali.

Festivali do të hapet me filmin “Battalion”, film i prodhuar nga kompania e madhe e filmit “Columbia Picture”, nga regjisori i njohur rus Dmitry Meskhiev.

Filmat në festivalin ndërkombëtar të filmit në Mitrovicë, do të shfaqen nga 16 deri me 22 shtator.