Ferrari 488 GTB, për dy sekonda ngelet pas McLarenit P1 (Video)

Makinat e kësaj kompanie italiane, janë të njohura për shpejtësinë, lëvizjen e qëndrueshme, pamjen e bukur dhe luksin e lartë.

Auto & Tek

11/11/2016 23:14

Për vite me radhë, pronarët janë krenuar me Ferrarit e tyre të shpejtë, që kanë teknologji të lartë dhe dukje të mahnitshme, transmeton Telegrafi.

Por, modeli i ri nga ky prodhues, po del të mos e ketë lavdinë e paraardhësve të tij.

Një 488 GTB është përpunuar me përkushtim të madh, megjithatë në disa teste ka dalë prapa McLaren P1. Makina me 3.9-litra turbo-dyshe V8, në garën në xhiro del të jetë për dy sekonda pas McLarenit, që nuk është konsideruar si konkurrent me këtë model.

Sidoqoftë, kjo veturë sportive është e punuar shumë mirë dhe këtë mund ta shihni në videon e postuar më poshtë.

YouTube player