Ferma më e madhe e marijuanës në Amerikën Latine

Ferma më e madhe në mbarë Amerikën Latine, për rritjen e bimës medicinale marijuanë, është inauguruar zyrtarisht, duke shënuar kështu një tjetër hap të madh në këtë rajon, e duke bërë që gjithnjë e më shumë të pranohet edhe në popullsi ideja e përdorimit terapeutik i bimës ilegale.

Bota

20/01/2016 19:18

 

Janë mbi 6900 kërcej të bimëve narkotike të mbjella në këtë fermë, të lokalizuar në qytetin e vogël të Colbun, 275 km larg kryeqytetit Santiago, që sipas organizatorëve do të ndihmojnë në kurimin e mbi 4 mijë pacientëve në mbarë Kilin.

Ky projekt zyrtar ndjek shembullin e punës së një plantacioni më të vogël dhe eksperimental, e sigurisht sekret në Santiago dhe sigurisht që vjen pasi kongresi në Kili diskutoi gjatë për dekriminalizimin e përdorimin e sasive të ndryshme që marijuanës, që përdorej për kultivimin e përdorim vetjak.

Ata që janë përgjegjës për çeljen e dritës jeshile për këtë projekt, e cilësuan sigurisht një fitore të madhe legalizimin e saj.

“Ndjej vërtet një satisfaksion të madh kur mendoj se kam kontribuar në këtë gjë, që kam autorizuar mbjelljen e kanabisit për qëllime mjekësore” tha Nicanor Cuevas, drejtues i Shërbimeve agrikulturore.

Por ka edhe zëra kundër kësaj lëvizjeje.

“Të jemi të përgjegjshëm, realë dhe të ndershëm në terma me atë cka na ka treguar shkenca. Dhe jo të dëgjojmë këto fushata publicitare” tha Veronica Gaete, nga Kolegji Mjekësor i Kilit.

Sipas saj, legalizimi i mbjelljes së marijuanës, do të çojë në rritjen e numrit të personave që e konsumojnë këtë drogë.

Ndërsa kryetarja e “Daya Foundation” Ana Maria Gazmuri, që gjendet pas këtij projekti, tha se opsionet për përdorimin e marijuanës janë nga më të ndryshmet por kjo mënyrë sipas saj, do të synojë vetëm përdorimin e drogës vetëm si bimë medicinale.

“Ka shumë studime. Arsyeja për të cilën e bëjmë këtë projekt, është për të krijuar 3 studime” , tha ajo në një intervistë për mediat vendase.

Gazmuri është aktor i njohur në Amerikën latine e njëkohësisht një avokat i kësaj bime mjekësore, sipas tij të shenjtë.

Organizatorët e projektit thonë se shpresojnë të kultivojnë deri në 1.5 ton marijuanë mes muajve mars dhe maj, nën vëzhgimin e rreptë dhe supervizionin e shërbimit agrikulturor të qeverisë.

Organizatorët thanë gjithashtu se do të punojnë paralelisht edhe në disa laboratorë dhe universitete për të zhvilluar bazat e terapisë me kanabis, për të ndihmuar pacientët me dhimbje kronike, komplikacione nga sëmundjet kancerogjene dhe epilepsinë.

Në vitin 2013, Uruguaji legalizoi 100% marijuanën, duke e cilësuar këtë një hap pioner, që po synon të ndiqet edhe në vende të tjera të botës.