Fatmir Xhafaj jep dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm të Shqipërisë

Edi Rama njofton dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Lajme

27/10/2018 08:48

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njofton dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Rama shkruan se ka pranuar largimin e ministrit Xhafaj.

“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.

Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.

Traseja është e shtruar.

Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse”, shkruan Rama.