Faruk Begolli kërkohet nga Interpoli

Aktori, regjisori dhe profesori i ndjerë, Faruk Begolli, nga Peja, njihej për art. Por, një tjetër kosovar me të njëjtin emër, por ky me moshë 24 vjeçare ka vendosur të bëjë famë në art e në krim bashkazi.

Lajme

05/10/2014 13:09

Faruk Begolli, që është i lindur më 19 prill të viti 1990 në Prishtinë, po kërkohet nga Interpoli për prodhim e shitje të narkotikëve. Atë e kërkojnë autoritete e Republikë së Shqipërisë, raporton gazeta Express.

Por, në të njëjtën kohë, në Kosovë Faruku vazhdon aktivitetin e tij me të ashtuquajturën “estrada muzikore”. Ai punon me kompaninë “Think Creative”, që përgatit vidoe-spotet e po thuajse shumicës së këngëtarëve kosovarë, por edhe të tjerë.

Ai madje këtë vit, siç raporton Express, edhe është shpërblyer me çmimin për video-spotin më të mirë nga një aktivitet që njihet me emrin “Vidofesti Muzikor” dhe çmimin e mori me një këngë që ia ka bërë Dafina Zeqirit.

Express ka provuar të kontaktojë me Faruk Begollin përmes kontakteve të tij të gjetura online, por ai ende nuk është përgjigjur.