Fansja akuzon Afërdita Dreshaj-n se po gënjen për shtatzëni

Afërdita Dreshaj ka ndarë një Instastory ku shihet se nuk po e besojnë se do të bëhet nënë.

ShowBiz

24/10/2020 17:47

Disa javë më parë Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj çek, Jakub Kindl njoftuan Instagramin se do të bëhen prindër për herë të parë, shkruan lajmi.net.

Çifti nuk ngurroi të zbulonin edhe gjininë duke theksuar se janë në tejet të lumtur.

Ndërsa edhe pse Afërdita për momentin është në muajin e 5-të të shtatzënisë duket se fansat e saj nuk po e besojnë atë.

Në fotot që ajo publikon në profilin e saj në Instagram, Afërdita duket si më parë kurse barku i fryrë nuk duket aspak, kjo gjë bën fansat janë të mendojnë se ajo nuk është shtatzënë.

Ajo së fundmi u akuzua nga një ndjekëse se po gënjen në një mesazh privat drejtuar Afërditës ku thotë se në fund të fundit ajo gënjen veten.

Ata janë në pritje të një djali ndërkohë që Afërdita po e shijon çdo moment për pritjen pritjen e ëmbël./Lajmi.net/