Familja Idrizi nga Peja jeton në një dhomë, rrezikohet nga shembja e saj (Video)

Për çdo natë, gjumi i zë me frikën se mund të iu shembet tavani.

Lajme

27/12/2017 20:37

Shtëpia ku banon familja Idrizi, është në gjendje shumë të rëndë.

Në pamundësi për të gjetur zgjidhje, familja tre anëtarëshe është strehuar në një dhomë, njofton Klan Kosova.

Për më tepër as kjo shtëpi nuk është e tyre, e me pension paguajnë qiranë mujore prej 70 eurove.

Afijete Krasniqi nga kjo familje thotë se rrezikohen edhe nga infeksionet.