EurActiv citon mediat dhe analistët në Serbi: Greqia do ta njohë Kosovën këtë vit

Portali pan-evropian “EurActiv” ka botuar një artikull të radhës rreth zhvillimeve më të fundit në raportet mes Republikës së Kosovës dhe Greqisë.

Lajme

17/08/2015 14:24

EurActiv citon mediet serbe sipas të cilave njëri nga kushtet për marrjen e ndihmës financiare nga Perëndimin përfshin njohjen e Kosovës.

E përditshmja serbe “Blic” pohon se janë shfaqur indikacione të qarta se gjendja e rëndë financiare e Greqisë nënkupton se “Kosova përbën një betejë të humbur për Serbinë”.

Në artikull theksohet se shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, me përjashtim Greqinë, Spanjën, Rumaninë, Qipron dhe Sllovakinë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Sipas burimeve të medieve serbe, “Do të ishte një mrekulli që Greqia të mos e njohë Kosovën në muajt në vijim, e më së voni brenda një viti. Nevojiten përpjekje serioze nga ana e diplomacisë serbe që Athina zyrtare të heqë dorë nga njohja e Kosovës, ose të paktën të shtyjë atë”, Blic citon një burim anonim.

Analisti politik Dushan Janjiq është cituar të ketë thënë se njohja e Kosovës nga Greqia “do të arrijë qysh në vjeshtë të këtij viti”. Ai u shpreh se “Tsipras do të luajë në mënyrë pragmatike. Ai do ta njohë Kosovën për të vonuar zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë. Për shkak të gjendjes së përkeqësuar në vend, ai nuk do të mund të zhvillojë politikat e tij. Ai do të duhet të bëjë lëshime, dhe, në këtë rast, kjo nënkupton njohjen e Kosovës”.

Bashkimi Evropian do të mirëpriste njohjen e Kosovës nga Greqia dhe zgjidhjen e të ashtuquajturës “mosmarrëveshje rreth emrit” me Maqedoninë, gjë e cila, sipas zyrtarëve evropianë, e pengon përparimin e këtij vendi drejt BE-së.