Erza Muminoviq e argjendtë në Kupën Evropiane U18 në Portugali

Erza Muminoviq sot është ndeshur në kupën evropiane U18 në Koimbra të Portugalisë, ajo korri 2 fitore dhe pësoi 1 humbje.

Sport

26/05/2018 18:13

Në ndeshjen e parë Erza e mposhti me Ippon garuesën nga Spanja, Laura Pina Torregrosa.

Në gjysëmfinale mposhti me Wazari dhe Ippon, garuesën Franceze, Lea Metrot.

Erza në finale humbi me 3 denime nga garuesja Italiane, Giuseppa Silvia Drago.