Epokë e re për Aston Martin në F1, prezantohet Sebastian Vettel

Sebastian Vettel do të pilotojë në kuadër të Aston Martin në sezonin 2021 të Formula 1.

Sport

07/01/2021 22:49

Aston Martin më herët konfirmoi bashkpunimin me firmën amerikane Cognizant, dhe pas konfirmimit të bashkpunimit i cili vlerësohet se do të çojë Aston Martin drejt titullit pas shumë vitesh, erdhi edhe konfirmimi se Sebastian Vettel është piloti i ri i skuadrës, transmeton lajmi.net.

Krahas lajmit erdhën disa aludime mjaft të mëdha se ngjyra tradicionale jeshile e Aston Martin është gati të rikhehet, duke zëvendësuar reklamën e shkëlqyeshme rozë që erdhi si rezultat i sponsorizimit të “Racing Point” me prodhuesin austriak të ujit “BWT”.

Skema e ngjyrave të gjelbra mund të shihet në faqen zyrtare të Aston Martin F1, ndërsa ekipi gjithashtu ngarkoi imazhe të Sebastian Vettel dhe Lance Stroll me uniformë garuese me ngjyrë të gjelbër të errët.

Vettel u shpreh i ngazëllyer me ekipin e ri.

“Mezi pres të filloj të punoj me Aston Martin Cognizant Formula 1”, tha ai

“Ka kaq shumë gjëra për mua për të zbuluar gjatë muajve të ardhshëm dhe unë jam tepër i vendosur për të ndihmuar ta bëjë këtë ekip edhe më të suksesshëm sesa ishte më parë”, tha 33 vjeçari.

“Gara e parë do vijë shpejt, pa e menduar, dhe duhet ta çojmë këtë emër të famshëm atje ku i takon. Jam krenar që jam pjesë e këtij udhëtimi ”, tha Sebastian Vettel.

Në konfirmimi zyrtar për shtyp nga Aston Martin thuhet gjithashtu “në mars, ne do të zbulojmë makinën tonë e cila do të jetë një prej makinave më të mira në botë në selinë globale të Aston Martin në Gaydon, duke përfshirë prezantimin në listën tonë të shoferëve, duke shfaqur katër herë kampionin botëror, Sebastian Vettel./Lajmi.net/