Emin Beqiri tregon versionin e tij se si ndodhi mashtrimi në QAD

Rasti i parregullsive në Qendrën për Avokim dhe Diplomaci e njohur si QAD ka qenë aktual javëve të fundit. Për të dhënë sqarime se kush fshehet pas këtij rasti, kush janë akterët dhe se si ka ndodhur kjo, Indeksonline ka bërë intervistë me drejtorin e krimeve ekonomike brenda Policisë së Kosovës, Emin Beqirin.

Lajme

14/06/2017 10:26

Beqiri tregon versionin e tij se si ndodhi mashtrimi në QAD dhe suksesin e policisë të treguar në këtë rast.

Indeksonline: Në kohën e fundit Drejtoria e juaj është goditur për një rast të ashtuquajtur QAD, cili është versioni juaj për këtë?

E.Beqiri: Në mes të vitit 2016 policia pranon informacione  dhe ankesa se një OJQ / QAD—i (Qendra për Avokim dhe Diplomaci), e regjistruar edhe si biznes individual  me te njejtin emer, ishte duke ofruar grante kryesisht për bujqësi .

Mirpo para përfitimit të supozuara të granteve, bujqit është dashur që për grantin e premtuar nga xhepi i tyre fillimisht të paguajnë 25% deri 30% të shumës së kërkuar, njëkohsisht të paguajnë edhe projektin që ata vet e kanë përpiluar, ne llogarine e biznesit individual QAD, edhe pse kontratat lidheshin me OJQ – QAD. Shuma e mjeteve që kanë mbledhur kryesisht nga bujqit kalon shumën mbi 500 mijë euro, këtu  duke mos llogarit edhe borgjin që kanë pasë edhe ndaj ATK-së mbi 100 mijë euro,  në anën tjetër bujqit asnjëherë nuk kanë marrë grantet e premtuara sipas marrëveshjes. Edhe në rast se ndonje bujk ka përfituar për arsye marketingu, në këto raste jane mashtruar dhe dëmtuar furnitorët qoftë me mallra qoftë me shërbime. Kjo ka paraqitur një mashtrim tipik nga pronarët e QAD-it dhe një lloj i sistemi piramidal, ku me mjetet e mbledhura nga bujqit (25-30%) të dyshuarit kanë blerë vetura luksoze, banesa, udhëtime luksoze jashte vendit  dhe gjëra të tjera. Numri i të dëmtuarve nga mashtrimi i QAD-it, vetëm në rastin tonë kalon numrin mbi 60 përsona, në fakt ne besojmë se janë dikund rreth 300 përsona të mashtruar, numër ky i gjetur ne dokumentacionin e konfiskuar. Në dhjetor 2016 me urdhër gjygjësor janë arrestuar 8 persona të dyshuar  dhe janë bastisur të gjitha lokacionet ku kanë ushtruar  aktivitetin e tyre këta përsona.

Pas kësaj Policia ka paraqitur Kallëzim Penal për 8 të arrestuarit nën dyshimin se kanë kryer vepër penale, organizim i skemave piramidale dhe lojërave të bixhozit (neni 300 i Kodit penal të Republikës të Kosovës) dhe për veprën mashtrim (neni 335 i KPRK-së), dhe së bashku me të gjitha dëshmitë (ankesat e të dëmtuarve, kontratat, pagesat) e ka dorëzuar rastin në Prokurori. Gjyqtari i procedurës paraprake edhe përkundër kërkesës së Prokurorisë për paraburgim, cakton masën e arrestit shtëpiak për të dyshuarit.

Indeksonline: A keni propozuar ju nga prokurori i rastit për të caktuar masën e paraburgimit?

E.Beqiri: Po, arsyeja është shumë e thjeshtë , ishin plotsuar të gjitha kushtet ligjore për paraburgim të tyre po mbi të gjitha e para ishte në pyetje siguria e tyre (siguria e të dyshuarve) duke patur parasysh sa të mllefosur edhe të tensionuar ishin qytetarët, në fakt viktimat e rastit , dhe që haptasi kërcënonin që nëse nuk ndërmerret diçka nga policia dhe prokuroria ata thjesht do të merrnin drejtësinë në duart e tyre. Ndërsa e dyta ishte se ne e dinim që nëse të dyshuarit do të jenë jashtë do të na pengonin dhe të ndërhynin përsëri te viktimat duke ju premtuar përsëri që do të ju kthenin borxhin vetëm për tu tërheq nga ankesat e tyre të deponuara në polici. Gjë që është edhe duke ndodh, që të njëjtit vazhdojnë të bëjnë presion tek të dëmtuarit për tërheqjen e deklaratave të tyre.

Indeksonline: A keni kundërshtuar  vendimin e Gjykatës për ndërprerjen e paraburgimit?

E.Beqiri: Kur jemi në këtë pikë, hetuesit e DHKEK-ë , kanë njoftuar disa herë me shkrim prokurorin e rastit për këto pengesa që po ndodhnin në terren, bazuar ne keto informata prokurori i rastit e ka ankimuar disa here vendimin e gjykatës.

Përfundimisht unë si Drejtor i Drejtoris për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit , mbikqyri dhe menaxhoj ligjshmërinë e hetimeve dhe për rastin në fjalë, vlerësoj hetuesit e rastit e kanë kryer punën e tyre me profesionalizmin më të lart të mundshëm, nga edhe një fakt tjetër, pasi që besoj që e dini se tash më është ngritur aktakuzë nga Prokurori i rastit.

Indeksonline: Çka ndodhi pastaj?

E.Beqiri: Sipas Burimeve brenda Departamentit special kundër Korrupsion(DSAK) dhe Prokurisë speciale të dyshuarit e QAD-it , i dyshuari Valmir Hajrulllahu me qëllim të shpëtimit nga Gjykata kishte filluar të tentojnë ti inkriminojnë hetuesit policor edhe emrin tim edhe pse ne kishim bërë kallëzim penal dhe lënda me prova materiale ishte në prokurori dhe tashmë ishte ngritur aktakuza.

Që në fakt ne e dimë që palët që i arrestojmë dhe ngrisim kallëzime penale nuk presim të na lavdrojnë, mirpo drejtsia dhe zbatuesit e ligjit dhe rendit duhet me pasë kujdes në trajtimin dhe besueshmërinë e tyre.

Indeksonline : Çka mendoni se fshihet pas krejt kësaj?

E.Beqiri: Së pari të ju njoftoj se DHKEK-ë ka trajtuar dhe trajton raste të ndryshme, shpesh herë edhe të profilit të lartë që shpesh herë grupet e interesit dhe grupet kriminale për arsye që ata i dinë mundohen të krijojnë teori konspiracioni dhe të na godasin për të vetmen arsye që të na friksojnë dhe të na largojnë nga misioni dhe angazhimet tona në luften kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit. Që në këtë rast ne si Drejtori dhe unë përsonalisht besojmë se jemi atakuar nga individ për punën dhe hetimet e suksesshme që kemi kryer në të kaluarën.

Indeksonline : Për cilat raste konkretisht po flisni?

E.Beqiri: Unë i kisha veçuar dy raste:

Policia e Kosovës gjegjësisht DHKEK-ë , para tri vite ka hetuar dhe trajtuar një rast të falsifikimit të diplomës për një zyrtar të lartë në një agjencion kredibil , e që në fund pas mbledhjes të të gjitha dëshmive ka arrestuar dhe ka ngrit kallëzimit penal, ku për të njejtin është ngritur edhe aktakuza dhe ku në fakt ka rastisur të jetë shok , mik i disa zyrtarëve në DSAK-ë dhe Departament të Hetimeve.

Rasti i dytë është në fund të janarit të këtij viti DHKEK-ë pas pranimit të informatës nga DIA-ja, për një rast të mundshëm të korrupsionit nën udhëheqjen e Prokurorit të Prokurorisë Themelore dhe në bashkëveprim edhe me Inspektoriatin Policor ka zhvilluar një operacion dhe ka arrestuar disa përsona të dyshuar për korrupsion  dhe nga ana tjetër po ashtu inspektoriati kishte arrestuar edhe një zyrtar policor me të njejtin dyshim, e që në fakt edhe ka rezultuar të jete djali i vëllaut të Prokurorit të Prokurorisë Speciale.

Indeksonline:  A mund të flisni me emra për kë bëhet fjalë dhe a keni pasur pengesa gjatë trajtimit të tyre?

E.Beqiri:  Fatkeqësisht në këto momente nuk kisha dasht të flasë me emra, pasi që besoj se nëse ende nuk është dikush duke zhvilluar hetime,  në të ardhmen e afërt kanë me u zhvillu hetime , ndërsa sa i përket sa i përket pengesave të vetmen gjë që mund ta them është se në rastin e dytë ne si drejtori  besojmë dhe vlersojmë që rasti është dëmtuar nga zyrtar  jo kompetent .

Indeksonline: E keni fjalën për Prokurorin Reshat Millaku apo ?

E.Beqiri: Po

Indeksonline: Po ju zotri Beqiri a jeni nën hetime?

E.Beqiri: Unë zyrtarisht nuk jam i informuar nga asnjë institucion të zbatimit të ligjit që jam nën hetime . Përveç spekulimeve të orkestruara nga qarqe të ndryshme se kinse rasti i mashtrimit QAD është mbyllur nga Policia , transferim në ndonje njësi etj.

Mirpo pavarësisht që të dyshuarit e QAD-it për qka prokuroria ka prova , mundohen  që për dyshimet se janë përfshirë në mashtrim të paraqiten se kinse policia ka punuar në favor të tyre me qëllim që ti shpëtojnë drejtësis , dhe nëse po flasim për drejtësi këtu , nuk do ti’a arrin të dyshuarit në fjalë të bëhen viktima.

Arrestimi i zyrtarëve të instucionit kredibil për falsifikim të diplomës , apo arrestimi i të afërmeve të prokurorit dhe shumë raste të tjera të profilit të lartë gjithmonë do ta bëjnë drejtorinë tonë cak të sulmeve të ulta , por ne nuk do të zmbrapsemi dhe së bashku me institucionet e tjera do të punojm në zbatimin e ligjit.

Indeksonline: Si e komentoni çeshtjen e disa incizimeve që janë publikuar në media?

E.Beqiri: Pikërisht kjo më ka shtyrë të reagoj publikisht dhe ti ngris dyshimet e mia se prapa këtyre shantazheve kush mund të qëndroj dhe mendoj që disa inçizime veq janë në Prokurori dhe ne besojmë që të njejtat e sh’fajsojnë komplet implikimin e ndonjë zyrtari policor nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion dhe emrin tim përsonal.

Indeksonline: Zotri Beqiri , në media ka dalë një foto që ju shiheni me përsonin që dyshohet se ka marrë para nga përsonat në fjalë, cili është komenti juaj?

E.Beqiri: Po, fotoja në fjalë ka qenë nga një festë për përvjetorin e pavarsisë , ku kam qenë i ftuar nga dy profesorë dhe ku kemi qenë diku 20 persona me familje duke festuar, e që në fakt kjo foto është prerë dhe është marrë në kuptimin negativ.

Indeksonline: Ju mendoni se është hakmarrje kjo apo çka?

E.Beqiri: E përsëris që kjo ka qenë tendencë e shantazhit , linqimit publik dhe diskriditimit tim personal dhe të drejtorisë që unë e udhëheqi me një arsye të vetme që të na largojnë nga puna e jonë e përditshme, për çka ligjërisht jemi të thirrur e që përfundimisht e them edhe njëherë që në kuadër të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike , ka profesionalizëm dhe pa dasht të jem modest është bërë punë e madhe deri më tani ku asnjë tendencë nuk mundet të na zmbrapsë në zbatimin e ligjit./Indeksonline/