Ema Ismaili bën tatuazh emrin e nënës së saj të ndjerë, Monës

Motra e këngëtareve të njohura Adelina dhe Zanfina Ismaili, Ema Ismaili, ka qenë e vetmja nga familja e cila nuk është marrë me muzikë.

ShowBiz

23/01/2018 21:39

Ndonëse nuk ka qenë figurë publike, të jetuarit në një familje të rrethuar nga fama, Ema nuk ka mundur të qëndrojë edhe shumë larg vëmendjes.

Edhe ajo si motrat e saj, e ndjejnë mungesën e të ëmës së tyre, Mona Ismailit, e cila ndërroi jetë në prill të vitit 2016.

Ajo ishte menaxhere e këngëtareve, ndërsa Zanfina ishte ajo e cila ia dedikoi një këngë të titulluar “M”, e cila preku zemrat e të gjithëve që e dëgjuan.

Ndërkohë, këngëtarja kishte realizuar edhen një tatuazh në qafën e saj, në të cilën ishte vizatuar shkronja “M”, dhe data e lindjes së nënës së saj.

E një tatuazh dedikuar më të shtrenjtës së tyre, e ka realizuar edhe Ema.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ku Ema shfaqet duke i dhënë një përqafim nipit të saj, Uliksit, vihet në pah edhe tatuazhi që ajo ka në krahun e majtë.

Ema ka vizatuar emrin e nënës së saj, ndërsa nga fotografitë në rrjetet sociale, ky tatuazh duket të jetë realizuar së fundmi, ngase nuk është parë më herët. /Telegrafi/