Ekspozitë dhe aktivitete për 12-vjetorin e pavarësisë

Një shtet i vuajtur me një sakrificë shumë vjeçare, një shtet i ndërtuar mbi gjakun e dëshmoreve, sot kremton 12-vjetorin e pavarësi, andaj duhet të jemi krenar dhe t’i ruajmë këto vlera.

Lajme

16/02/2020 13:13

Kështu u tha në një organizim të mbajtur nga shoqata “Miqtë e Amerikës” në bashkorganizim me drejtorinë për arsim të komunës së Fushë Kosovës dhe gjimnazit “Hivzi Sulejmani”, pran shtatores së ish-presidentit Amerikan, Bill Clinton në Prishtinë.

Kryetari i shoqatë “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, tha se nuk janë të kënaqur me veprimet që janë bërë në shtetin e Kosovës. Ai shpreson se e ardhmja do të jetë më e suksesshme.

“E kemi shtetin, jemi shumë të kënaqur që kemi shtet por nuk jemi të kënaqur me veprimet që janë bërë, por shpresojmë që e ardhmja do të jetë shumë e suksesshme sepse kemi një rini të mrekullueshme që po jep ku do në botë kulminante, atëherë shteti duhet t’ia mundësoj rinisë, duhet t’ia mundësoj këtyre nxënësve…..Apeloj të gjitha shtetet të shohin interesin nga Kosova, arsyeja është e thjeshtë kemi një rini, një natalitet, një rini që po jep rezultate kulminante”, tha Rexhepi.

Drejtori i shkollës “Hivzi Sylejmani”, Amir Pllana, deklaroi se i përulen të gjithë atyre që kontribuuan në lirinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës.

“Ne i përulemi veprave 100 vitet e fundit që kemi ardhur deri në këto momente të vitit 2008, janë gjenerata dhe breza që kanë kontribuar nga viti 1912 deri në vitin 2008. Ne i përulemi veprës së presidentit Ibrahim Rugova, veprës së komandantit Adem Jasharit, i përulemi të gjithë martirëve të Kosovës të cilët i vunë bazat dhe themelet e Kosovës, ne po ashtu i përulemi ndihmës së miqve, të faktorit ndërkombëtar, në krye me SHBA-të dhe aleatët evropian”, tha Pllana.

Aktivitetet për kremtimin e 12-vjetorit të Pavarësisë, filluan në orët e hershme të mëngjesit me larjen e platos të sheshit Bill Clinton nga zjarrfikësit, duke vazhdua me vendosjen e flamujve, Korin e grave “Negjmije Pagarusha”, ekspozitë të fotografive të disa personaliteteve që ndikuan në arritjen e pavarësisë së Kosovës, dhe u përmbyllen me dhurimin e flamujve të Kosovës, SHBA-ve e shteteve të ndryshme mike, qytetarëve të rastit.