Ekrani i lakueshëm i LG do të bëhet realitet në janar (Video)

LG pritet që ta prezantojë një TV të lakueshëm në janar.

Auto & Tek

24/09/2015 13:40

Gjiganti korean kohët e fundit ka zbuluar ekranin e lakueshëm i cili do të jetë i futur në pajisjet e reja TV.

Sipas Business Korea, kompania do ta prezantojë këtë shpikje të re në shfaqjen CES që do të mbahet gjatë janarit në Las Vegas, transmeton lajmi.net.

Ekranet pritet të përdoren për çdo gjë, duke filluar nga orët e mençura e deri tek TV-të. (lajmi.net)