“Efekte shkatërruese” – Kajtazi tregon pasojat pas shpalljes “terroriste” të dy organizatave në veri

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për shpalljen organizata terrorisite të ‘Mbrojtjes Civile’ dhe ‘Brigadëa e Veriut’. Ai ka thënë se ky vendim prodhon efekte të rrezikshme për shtetin e Kosovës dhe ka renditur gjashtë arsye se pse kjo është e dëmshme për vendin. Sipas gazetarit Kajtazi, me këtë vendim obligohet…

Lajme

30/06/2023 11:26

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për shpalljen organizata terrorisite të ‘Mbrojtjes Civile’ dhe ‘Brigadëa e Veriut’.

Ai ka thënë se ky vendim prodhon efekte të rrezikshme për shtetin e Kosovës dhe ka renditur gjashtë arsye se pse kjo është e dëmshme për vendin.

Sipas gazetarit Kajtazi, me këtë vendim obligohet Prokuroria e Shtetit që t’i arrestojnë të gjithë anëtarët e këtyre bandave, i jep imazh të keq të vendit, i largon investitorët e huaj dhe e shndërron veriun e Kosovës në një vend si Rripi i Gazës.

Postimi i plotë:

Departamenti amerikan i Shtetit (DASh) e quajti këtë vendim të Qeverisë Kurti si “të pakoordinuar” me partnerët.

Në një përgjigje për mediumin Radio Evropa e Lirë, DASh-i sqaroi se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të shpallur këto organizata si terroriste nuk ka qenë i koordininuar me ShBA-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Sipas DASh, ky vendim do të duhej të koordinohej me partnerët më të ngushtë të Kosovës.