Edukimi seksual është i domosdoshëm

Tema për edukimin seksual ka shumë kohë që ka filluar, është ulur e ngritur shpesh herë si temë, por asnjëherë nuk është marrë një vendim në lidhje me futjen e saj në shkolla ose edhe informimin në përgjithësi mbi seksin.

Lifestyle

19/03/2017 20:05

Kur flitet për këtë temë, menjëherë aludohet se njerëzit të cilët duhet të marrin informacione dhe njohuri në lidhje me seksin, janë moshat të cilat nuk janë aktivë seksualisht, por kjo nuk qëndron. Nuk do të thotë se ju jeni aktivë seksualisht dhe nuk duhet të dini në lidhje me seksin, anatominë, kontraceptivët si dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me edukimin seksual, transmeton lajmi.net

Seksi është pjesë e natyrshme e jetsë dhe kjo ndodh me ose pa edukimin seksual. 71 për qind e amerikanëve 19 vjeçarë kanë pasur marrëdhënie. 99 e amerikanëve kanë marrëdhënie seksuale në jetën e tyre. Vetëm 20 shtete kërkojnë që edukimi seksual të mësohet në shkolla. Seksi është ndër tiparet themelore e të qenit njeri edhe pse shumë shtete sot ende nuk janë të hapura që edukimi seksual të futet në shkolla, si lëndë mësimore.

Edhe pse, edukimi seksual është një nga gjërat më të rëndësishme për jetën e që mund të mësohet në shkolla, ende nënvlerësohet si pjesë jetike e zhvillimit normal të jetës. Shkaqet e mospranimit të kësaj lënde në shkolla, mund të jenë të ndryshme, por asnjëra nga ato nuk mund të jetë arsyeshme.

Sipas disa statistikave, vetëm 26 për qind e vendeve në botë, kërkojnë që në shkolla fëmijët e tyre të mësojnë dhe të informohen rreth seksit. Nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme e deri tek përfshierja në marrëdhënie në moshë të re, të gjitha ndodhin për shkak të mosinformimit rreth edukimit seksual dhe gjithçka rreth tij.

Ani pse sot në një botë me internet, është shumë e lehtë të mësohet për edukimin seksual, të qëndrosh i informuar, përsëri kjo nuk ndodh për shkak, mbase të turpit, por nga kush?!

Edukimi seksual është tejet i rëndësishëm dhe secili duhet të jetë i informuar në lidhje me të, këtu kemi mbledhur 4 arsyet kryesore pse edukimi seksual është i domosdoshëm:

Adoleshentët të përfshirë në marrëdhënie seksuale:

Një raport ndërkombëtar ka pohuar se 63 për qind e nxënësve deri në klasën e 12 kanë pasur marrëdhënie seksuale. Sigurisht, është gjithmonë e mundur që në 37 për qindëshin e mbetur të jenë njerëzit në të cilët ju aludoni, por për të mos ndodhur kjo, sigurisht që edukimi seksual do të ishte mënyra më e mirë.

Të rinjtë duhet të mësojnë për seksin para se të përfshihen në të:

Një anketë e zhvilluar tek të pamartuarit e moshës 18 deri 24 vjeç gjeti se ata janë fare pak ose aspak të informuar në lidhje me metodat kontraceptive dhe shtatzënisë. Por më e keqja është se në fillim, secili prej tyre kishte pohuar se është mjaftueshëm i informuar për shmangien e shtatzënisë.

Të rinjtë do të njihen me seksin, pa marrë parasysh nëse ata marrin edukim seksual në shkollë ose jo:

Seksi është pjesë e jetës dhe të gjithë do të njoftohen me të, pavarësisht se a do të njihen me të në shkollë duke mësuar, duke u informuar rreth sëmundjeve dhe gjërave që lidhen me të, apo në një formë tjetër krejtësisht spontane, në një gjendje kur nuk di se çfarë ka ndodhur. Pra, ende ka vend për dyshime se edukimi seksual është i nevojshëm?!

Edukimi seksual mund të ndihmoj për një të ardhme të shëndetshme për të rinjtë dhe të varfërit:

Në vendet e varfra, rastet e sëmundjeve seksuale dhe shtatzënive të hershme janë më së shumti prezente e ndoshta edhe pse më pak, edhe tek të rinjtë janë raste që hasen jo rrallë! E gjithë kjo vjen si pasojë e të qenit të painformuar në lidhje me këto sëmundje, masat mbrojtëse nga to dhe masat mbrojtëse nga shtatzënitë. Gjithashtu, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, janë të rrezikshme për gjithë shëndetin dhe për riprodhimin./Lajmi.net/