E fshehta tragjike e kohës së Enver Hoxhës: Janë ngrënë qen e mace nga uria

Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar një foto e cila tregon shumë mbi kohën e komunizmit në Shqipëri.

Lajme

28/10/2017 14:59

Dervishi postoi një foto tolloni ushqimor shoqëruar me një shpjegim që hidhte dritë mbi mangësitë ushqimore që vuante vendi në 1985-n.

“Njeriu i ri i socializmit u shpërfytyrua aq shumë saqë në vitin 1985 nga nevoja për mish, për shembull në Elbasan, janë ngrënë qen dhe mace.

As në kushte lufte e urie shqiptari nuk ka ngrënë qen e mace.

Kjo është triska e kategorisë “F”, për ata që punonin në fshat, por jo për fshatarët e kooperativave, të cilët nk e gëzonin të drejtën e tollonit.

Sheqeri, sapuni, vajguri, madje edhe kripa ishin tejet të racionuara.

Një familje fshatari merrte në atë kohë 2 kg mish në vit.

Tolloni jepej për një muaj. Zakonisht në rastin më të mirë, një famije me 4 persona merrte 2 kg mish, 30 kokrra vezë dhe 2 kg djathë.” /albeu.com/