E ëma e 43-vjeçarit që vrau kunatën rrëfen ngjarjen: Ma tha çuni me gojën e vet

E ëma e Roland Sinanit, 43-vjeçarit që vrau kunatën e më pas dhe veten ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Shkozë, ku djali i tregoi me gojën e vet se kishte vrarë gruan e vëllait. Nëna e Sinanit tha se në darkë nuk kishin asnjë konflikt, ndërsa…

Lajme

09/04/2023 16:11

E ëma e Roland Sinanit, 43-vjeçarit që vrau kunatën e më pas dhe veten ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Shkozë, ku djali i tregoi me gojën e vet se kishte vrarë gruan e vëllait.

Nëna e Sinanit tha se në darkë nuk kishin asnjë konflikt, ndërsa tregoi dhe planet që kishin lënë për ditën e djeshme, para se të ndodhte ngjarja, raporton Euronews.

“Darkën që u ndamë kaluam shumë mirë, nuk kishim asnjë konflikt. Po fliste,me Migenën,  për me marrë një shtëpi. Ikëm pastaj me flet gjumë . U çova në tre të natës kur hapa derën pashë Landin gjumë. I thashë ça ke, më tha që nuk kishte gjumë. I thashë të shtrihet gjumë dhe të çohet nesër të blemë ca pula se kishte Erjoni dhe Migena ditëlindjen e ti festonim t të dy ditëlindjet së bashku. Mirë tha Rolandi. 11 e kishte Erjoni me 13 e kishte Migena. Sapo u shtriva, nuk zgjati gjysmë ore, dhe dëgjova një krismë. U çova shkova te dhoma e Migenës, po çante goca, Landi ishte në korridor. Nuk pashë as gjak as asgjë. Ma tha çuni me gojën e vet se e ka vrarë Migenën”- tha ajo.

Gjatë ditës së djeshme, Policia bëri me dije se Roland Sinani u cili dyshohet se ka vrarë 37-vjeçaren të identifikuar si Migena Sinani, ishte i pa martuar, dhe merrte mjekim pasi vuante nga shëndeti mendor.