E diel e “çmendur” në Serie A

Kampionati italian i futbollit sot zhvillon xhiron e fundit të sezonit 2018/2019.

Sport

26/05/2019 11:47

Me kampionët e mësuar prej kohësh, vëmendja është zhvendosur te pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve, pa harruar edhe luftën për mbijetesë.

Me Juventusin dhe Napolin të paprekur në vendet një dhe dy, janë katër skuadra tjera që po kërkojnë dy vendet e tjera për Ligën e Kampionëve.

Atalanta, Inter, Milan dhe Roma, ende kanë të hapur garën për Evropë, me dy të parët që e kanë në dorë fatin e tyre.

Nëse Atalanta dhe Inter në shtëpi mposhtin Sassuolon, respektivisht Empolin, aty do të vendoset çdo gjë, por dështimet e mundshme të tyre, fusin në garë edhe Milanin dhe Romën.

Në anën tjetër, katër skuadra po ashtu janë duke kërkuar t’i ikin vendin që dërgon në Serie B sezonin tjetër, me Frosinonen dhe Chievon, tashmë të konfirmuara një rang më poshtë.

Ndeshjet kryesore të kësaj xhiro luhen me fillim nga ora 20:30./Lajmi.net/