Dy risi në ekipin e Barcelonës

Barcelona do të ndeshet me Eibarin të shtunën me dy emra të rinj në përbërje. Mbrojtësit Douglas dhe Montoya janë rikthyer nga lëndimet.

Sport

13/03/2015 15:45

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka opsione shtesë për ndeshjen kundër Eibarit në kuadër të La Ligës, të shtunën.

Mbrojtësit Douglas dhe Montoya janë rikuperuar nga lëndimet dhe janë në dispozicion për të luajtur, sipas nevojës.

Lista:

Portierët: Bravo, Ter Stegen.

Mbrojtësit: Montoya, Douglas, Piqué, Bartra, Mathieu, Mascherano, Adriano.

Mesfushorët: Rakitic, Iniesta, Xavi, Rafinha, Sergi Roberto.

Sulmuesit: Messi, Suárez, Neymar, Pedro.