Dy holandezë refuzuan penalltinë

Louis van Gaal ka zbuluar se dy futbollistë e refuzuan ekzekutimin e panalltisë së parë në ndeshjen gjysmëfinale kundër Argjentinës, para se ai të përcaktohej për qendërmbrojtësin Ron Vlaar.

Sport

10/07/2014 12:16

Selektori i Holandës, Louis van Gaal ka njoftuar se dy futbollistë të rij refuzuan të ekzekutojnë penalltinë e parë në humbjen nga Argjentina në gjysmëfinale të Kampionatit botëror.

Qendërmbrojtësi Ron Vlaar e goditi të parën, por Sergio Romero – i cili u “mësua të priste penallti” nga Van Gaal në AZ Alkmaar – e ndali atë.

Argjentina në fund fitoi me rezultat 4:2, dhe do të ndeshet me Gjermaninë në finale të dielën.

“I kam pyetur dy futbollistë nëse do ta ekzekutojnë penalltinë e parë para se të përfundoja me Vlaar’, deklaroi menaxheri i ardhshëm i Manchester Unitedit, Van Gaal. “Mendoja se ai ishte futbollisti më i mirë në fushë dhe duhet të kishte vetëbesimin”.

Van Gaal po ashtu vajtoi intervenimet e portierit të Argjentinës, Romero, të cilin ai e transferoi për AZ Alkmaar nga Racing Club në Buenos Aires më 2007.