“Dy dashnitë” e Genta Ismajlit (Foto)

Këngëarja Genta Ismajli po rikthehet me shumë projekte për këtë sezonë, pas një pauze prej 9 muajve nga kënga e fundit.

ShowBiz

31/07/2017 08:49

Përmes rrjeteve sociale, Genta ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikohet projekti i saj i ri me titull ‘Dy dashni’, shkruan lajmi.net.

Kësaj kënge Genta ka treguar se do t’ia bashkëngjis edhe videoklipin, duke zbuluar edhe bashkëpunëtorët.

Për muzikën e këngës është përkujdesur Alfred Sula, për teksin Endrit Mumajesi-MUMA, për videon MaxProductional, e të tjerë.

Po ashtu, nga Genta është paralajmëruar edhe një duet me Albatrit Muçiqin që pritet të lansohet këto ditë. /Lajmi.net/