Dritan Shakohoxha, mesazh për Ballistin

Gazetari i shquar shqiptarë, Dritan Shakohoxha ka kërkuar lirimin e Ballist Morinës nga burgu.

Sport

30/10/2015 23:24

Dritan Shakohoxha ka bërë thirrje publike për lirimin e Ballist Morinës nga burgu.

Tifozi i Kombëtares shqiptare është duke qëndruar prapë grilave nën akuzën për armëmbajtje pa leje.

Kurse, Gjykata e Apelit ia vazhdoi qëndrimin në burg. Por, gazetari i njohur i “SuperSport”, ka thënë se Ballisti duhet të jetë i lirë.

“Ndërgjegjja i vret valle ata qe nuk i japin drejtësi këtij TRIMI?”, shkroi Shakohoxha në profilin e tij në rrjetin social Facebook.