Drita Stublla feston ditëlindjen me dukje seksi – por kush i dhuroi lule? (Foto)

Femra që rrëmbeu vëmendjen e të gjitha mediave kohëve të fundit, Drita Stublla, ka festuar ditëlindjen.

ShowBiz

20/01/2017 23:28

Bukuroshja, mosha e të cilës nuk është e ditur për shkak se jeta e saj private është blinduar keq kohëve të fundit, ka festuar ditëlindjen ditë më parë.

Modelja seksi është parë në shoqëri të modeles Anesa Azemi dhe motrës së saj, Lia Stublla, të cilës edhe ia promovon veshjet.

Pas frekuentimit të dy-tri restauranteve, Drita shihet duke fryrë edhe torten e ditëlindjes në Swiss Diamond, gjithnjë në shoqëri të motrës dhe të shoqes.

Aty nuk u shfaq për asnjë moment Endriti, i dashuri i spekuluar i saj, me të cilin ajo mohohi lidhjen.

Djali i presidentit dhe ndarja prej bukuroshes e spekuluar në media, ka mërzitur bukuroshen e cila është parë edhe duke pirë alkool.

Një ditë më vonë nuk kanë rreshtur dhuratat luksoze për bukuorshen.

Ajo pos që pranoi veshje të brendeve të ndryshme, mori edhe një mori të buqetave të luleve.

Kjo lumturoi Dritën, e cila u shfaq tejet në disponim në rrjetin social Snapchat, por nuk dihet nëse lulet ia ka dërguar i dashuri i saj i spekuluar, djali i presidentit, Endrit Thaçi.

Drita është dukur jashtëzakonisht seksi për ditëlindjen e saj, duke dëshmuar se ajo mbetet prej femrave më atraktive në tregun e modelizmit. /Telegrafi