Drita blu ndriçoi qiellin në Meksikë pak sekonda para tërmetit

Një dritë e fortë blu ndriçoi qiellin e Akapulkos, disa sekonda përpara tërmetit të fortë me magnitudë 7.0, me meksikanët e tmerruar që menduan se ishte fundi i botës.

Bota

10/09/2021 23:13

Në Twitter janë postuar shumë video të këtij fenomeni, duke u bërë hashtagu Apocalipsis trendi numër një në vend.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 rihter goditi shtetin e Meksikës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Lëkundjet ishin shumë të fuqishme dhe nga raportimet paraprake bëhet me dije se ka viktima, ndërkohë që shumë ndërtesa janë shembur.

Epiqendra e tërmetit ishte 18 km në verilindje të Acapulcos, një zonë e mbushur me resorte turistike dhe turistë.

Tërmeti ka shkaktuar rrëshqitje dherash dhe rrëzim të pemëve në disa zona. Autoritetet janë vënë në gatishmëri për të evakuuar njerëzit, si dhe për të konstatuar dëmet.

Qytetarët kanë dalë të frikësuar nga banesat dhe prej orësh të tëra vijojnë të qëndrojnë në rrugë.