Dreri godet gruan, derisa ajo po mbushte bombolën e gazit

Një grua nga Gjeorgjia shkoi për të mbushur bombolën e gazit kur një dre kërceu mbi kokën e saj, duke e shkelmuar përgjatë procesit

Fun

03/10/2019 13:38

Lynda Tennent i tha WJXT-TV se po furnizohej me gaz në Brunswick të Gjeorgjisë, të mërkurën, kur edhe ndodhi incidenti, transmeton lajmi.net.

Tennent thotë se ajo mendoi se ishin duke e grabitur. Thembra e kafshës e goditi kur ajo nuk po shikonte.

Ajo thotë se qëndroi në vend për një minutë për të përpunuar atë që ndodhi. Viktima nuk ka treguar nëse është dëmtuar fizikisht.

Tennent thotë që dreri iku sapo e goditi. /Lajmi.net/

YouTube player