Dragodani kundërmon nga mbeturinat (Video)

Në Dragodan përkatësisht mbrapa shkollës “Model” për shkak të mungesës së kontejnerëve banorët po e shfrytëzojnë hapësirën për rreth për t’i hedhur mbeturinat.

Lajme

03/09/2016 22:51

Ndërsa, pak kohë më parë Komuna e Prishtinës  ka pastruar një pjesë të mbeturinave por si duket kjo nuk zgjati shumë  pasi që me kthimin e mbeturinave është kthyer edhe kundërmimi.

Sipas banorëve, këto mbeturina po i hedhin ata që po bëjnë renovimin e banesave dhe po i hedhin në këtë pjesë .

Afrim Lushaku banorë në këtë lagje, tha se Komuna e Prishtinës ka premtuar që do të pastrohet kjo pjesë e mbeturinave mirëpo  asgjë deri tani nuk është bërë.

YouTube player