Donjeta Sadiku arrin në finale në turneun e boksit në Turqi (FOTO)

Donjeta Sadiku i ka siguruar medalje të argjendtë Kosovës në turneun e të rinjve në boks që po mbahet në Turqi.

Sport

25/09/2016 20:36

Por, kjo nuk është e gjitha.

Boksierja e talentuar kosovare nesër do të luftojë për medaljen e artë ndaj ukrainases Marija Cherednichenko.

Për të siguruar kalimin në finale, Donjetës iu desh të mposht boksieren angleze Ellie Scotiney, shkruan Lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.