Donis Avdijaj debuton me barazim në Holandë

Donis Avdjaj ka debutuar në elitën e futbollit holandez.

Sport

20/01/2018 20:32

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, është paraqitur për 90 minuta në barazimin 1:1 të skuadrës së tij Roda ndaj Twente.

Madje Avdijaj në minutën e 90’, është ndëshkuar me karton të verdhë.

21 vjeçari është huazuar nga gjermanët e Schalkes të Roda deri në fund të sezonit./Lajmi.net/