Domagoj Vida po transferohet në Premierligë

Domagoj Vida po transferohet në Premierligë.

Merkato

23/12/2018 21:48

Pas performancës së shkëlqyer në Kupën e Botës me Kroacinë, Domagoj Vida pritet të transferohet në Premierligë.

Mbrojtësi kroat ishte fillimisht cak i Liverpoolit në këtë verë që shkoi, por që tani Fulham e dëshiron transferimin  tij, përcjell “lajmi.net”.

Claudio Ranieri dëshiron nga skuadra angleze që Vida të transferohet në afatin e janarit.

Kroati aktualisht luan te Besiktas, andaj me gjasë do ta preferoj kalimin në Angli. /Lajmi.net/