Dizelët e vjetër gjermanë përshkojnë Ballkanin

Ku do të shkojnë dizelët e vjetër që në Gjermani nuk po gjejnë më blerës? Pse të mos hidhen sytë nga Ballkani, thonë disa? A do të kthehen vërtet këto vende në vendshkarkim makinash të vjetra?

Lajme

14/10/2018 09:02

Mikro qëndron në sheshin e një firme për makinat e përdorura „S-Auto” në Beograd, ai e di çfarë do: Një automjet dizel, me kosto të ulët riparimi dhe që shpenzon pak naftë. Debatin për dizelin në Gjermani ai e ndjek me shumë vëmendje.”E kam dëgjuar këtë dhe kam pritur që të ulen çmimet tek ne, por kjo nuk ka ndodhur deri tani. Kam qenë i duruar, kam ndjekur me vëmendje zhvillimet pas vendimit të gjermanëve, dhe kam pritur që të kemi një fluks makinash këtu. Por nuk shoh që çmimet të kenë rënë.” Që në verën e kaluar mediat serbe njoftaan se do të vijnë nga Gjermania rreth 300.000 automjete.

Por kjo nuk ka ndodhur, kujton Biljana nga firma S-Auto. „Automjetet tona vijnë nga Gjermania, Franca, Belgjika, Holanda, Zvicra. Ato blihen tek ankandet e caktuara, dhe rreth 20-30% e automjeteve tona vijnë nga tregu gjerman i automjeteve të përdorura. Kryesisht janë makina dizel me motor të vogël, dhe vit prodhimi 2005-2008. Ne i shesim të gjithë automobilët, nga euro 3 deri tek euro 5 e euro 6.”

Deutschland Verkehrsschild in Berlin | Zone 30 – Luftreinhaltung (Imago/photothek)
Drejt rrugës për në vendet e Ballkanit?

Euro 3, 4, 5, 6- është norma minimale e lejuar e gazrave ndotës. Në Serbi lejohen automjetet e normës euro 3, por që janë prodhuar nga viti 2000. Milosh Petroviq, presidenti i Shoqatës së Importuesve Serbë të Automjeteve thotë se „katastrofike është – e këtë e them qëllimisht – se automjetet e përdorura në masën 80%  janë më të vjetra se 10 vjet, që në vitin 2017 janë importuar 153.000 automjete të përdorura në vend.

Në vitin 2016 ishin 120.000. Nëse shohim një periudhë prej 5 vitesh, atëherë në Serbi kanë ardhur rreth 600.000 automjete që Europa nuk i do më. Kjo është ajo që na dhemb ne si përfaqësues të produkteve moderne teknologjike – që Serbia – kjo është e shëmtuar, por e përshtatshme është kthyer në varrezë makinash.”