Ditëlindje dhe martesë në të njëjtën ditë, Labi publikon imazhet e para si dhëndër

Një dasmë e madhe është paralajmëruar këto ditë, moderatori Labinot Gashi dhe Qëndresa Bajrami sot i japin fund beqarisë.

ShowBiz

15/10/2017 08:55

Labi ka zgjedhur pikërisht këtë ditë që ta kurorëzojë dashurinë e tij me Qëndresën pasi kjo ditë është shumë e veçantë për të, shkruan lajmi.net.

Në këtë ditë Labi feston edhe ditëlindjen, kështu që ka vendosur që me këtë datë të festojë për dy arsye.

Në një intervistë dhënë për Mirage, Labi kishte treguar që me datë 15 do të kurorëzohet, ndërsa dasma e madhe mbahet nesër (16 tetor) në Prizren.

Moderatori në profilin e tij në Instagram ka hedhur një foto në të cilën shihet bashkë me Qëndresën të veshur me kostume të dasmës, por që fotofrafinë e kanë bërë nga prapa dhe duket që është ndarë nga fotosesioni që çdo çift realizojnë para dasmës.

Për më shumë detaje rreth dasmës së Labit mund të mësoni në storien e mëposhtme nga minuta 11:09.  /Lajmi.net/

YouTube player