Dita Ndërkombëtare e Akreditimit shënohet edhe në Kosovë

Më 9 qershor shënohet Dita Ndërkombëtare e Akreditimit. Akreditimi është pjesë përbërëse e Sistemit të Infrastrukturës së Cilësisë në një vend, për të siguruar se të gjitha pjesët e Sistemit të Infrastrukturës së Cilësisë operojnë sipas standardeve përkatëse me anë të vlerësimit të kompetencës së Trupave të Vlerësimit të Konformitetit. Kosova ka disa vite që…

Lajme

09/06/2015 10:16

Më 9 qershor shënohet Dita Ndërkombëtare e Akreditimit.

Akreditimi është pjesë përbërëse e Sistemit të Infrastrukturës së Cilësisë në një vend, për të siguruar se të gjitha pjesët e Sistemit të Infrastrukturës së Cilësisë operojnë sipas standardeve përkatëse me anë të vlerësimit të kompetencës së Trupave të Vlerësimit të Konformitetit.

Kosova ka disa vite që shënon këtë ditë, dhe vazhdimisht premtohet punë për rritjen e konkurrencën në tregun vendor dhe të jashtëm, eliminim të barrierave të mundshme tregtare si dhe siguri për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të konsumatorit dhe mjedisit.

Gjithashtu në Kosovë ekziston Drejtoria e Akreditimit e Kosovës (DAK) që është i vetmi Organ Kombëtar i Akreditimit dhe i njohur me ligj për të vlerësuar kompetencën teknike të Trupave për Vlerësim të Konformitetit në përputhje me standardet përkatëse ndërkombëtare, që kryejnë aktivitete të tilla si: testim, kalibrim, certifikim dhe inspektim qofshin në sektorët publikë apo privatë, të fushës vullnetare apo të detyrueshme.

Edhe këtë vit, është paralajmëruar mbajtja e një konference, ku pritet të ndahen certifikata të akreditimit.