Dita e të Pagjeturve mbahet sot në Mejë

Në varrezat e fshatit Mejë të Gjakovës sot shënohet 27 Prilli, Dita e të Pagjeturve.

Lajme

27/04/2016 07:48

Ngjarja mbahet tek vendi i quajtur “Lëndina e Lotëve” për shkak të ndodhisë së rëndë ku është shënuar masakra më makabre dhe më e madhe ndaj civilëve në luftën e fundit në Kosovë.

Sipas shifrave zyrtare, janë mbi 1 mijë e 600 persona nga Kosova, fati i të cilëve mbetet i pazgjidhur.

Për të shënuar këtë ditë në Mejë nesër do të qëndrojnë figura të larta të Qeverisë, familjarë të të pagjeturve si dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Masakra e Mejës ka ndodhur më 27 prill të 1999, ndërsa ishin vrarë e masakruar 376 qytetarë.