Diskutimi i buxhetit, opozita e quan elektoral, vërejte ka edhe PDK-ja

Vërejte të mëdha janë dhënë për planifikimin e buxhetit për vitin 2017, cili pritet të jetë mbi 2 miliardë euro, gjatë diskutimin në Komisionin për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

23/11/2016 12:59

Ky buxhet është kritikuar edhe nga përfaqësues të pozitës dhe opozitës, i cilësuar si paplanifikuar.

Në këtë takim ka marr pjesë edhe ministri i Financave, Avdulla Hoti i cili gjatë prezantimit të buxhetit ka thënë se Qeveria pret ta përmbyllë vitin me 4% rritje ekonomike, shkruan lajmi.net

“Presim ta mbyllim vitin me rritje 4%, vitin e ardhshëm presim ta kemi dukshëm me të madhe se kaq. Kemi përmirësim shumë të ndjeshëm në pagesën e taksave”, është shprehur Hoti.

“Nëse arrijmë të bëjmë progres në disa projekte si energjia dhe Trepça, jemi të sigurt se rritja ekonomike do të jetë edhe më e madhe”.

Ndërsa vërejte për planifikimin e këtij buxheti ka dhënë Safete Haderxhonaj nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ajo ka thënë se është shqetësues kur ministri thotë se kanë të harmonizuar buxhetin me kornizën afatmesme me programin e Qeverisë, kjo nuk qëndron sepse projektbuxheti na ka ardhur pa kornizën makroekonime.

“Planifikim për mallra dhe shërbime pa lëvizur asnjë cent është ‘copy-paste’ nuk është e arritur”, ka thënë ajo.

Shiqipe Pantina nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se buxheti i proklamuar prej 2 miliardë euro është i pamjaftueshëm për nevojat e Kosovës.

“Te hyrat janë kalkuluar gabim sepse nuk përputhen askund. Kjo për mu ose tregon neglizhencë ose po fshihet diçka. Buxheti dhe ndarja e tij janë krejt politike. Ky buxhet në përgjithësi nuk garanton zhvillim”, është shprehur ajo, shkruan lajmi.net

Ali Berisha  nga AAK, ka thënë se ky buxhet nuk e merr për bazë strategjinë zhvillimore të Kosovës.

“Ky panfikim nuk siguron një zhvillim ekonomik të Kosovës. Është në diskrepancë në mes të hyrave dhe shpenzimeve, është një buxhet elektoral”, është shprehur Berisha.

Enver Hoti nga Nisma për Kosovën ka deklaruar se ky buxhet është shpërndarë tek militantët dhe klientelizmi politik.

Ai ka dhënë vërejte sa i përket edhe shpërndarjes së buxhetit nëpër komuna, që sipas tij nuk janë në përputhje me numrin e banorëve.

Besa Gaxherri nga LDK, ka qenë e vetmja që ka mbështet këtë buxhet që sipas saj, askush nuk mund ta mohoj që do të ketë zhvillim ekonomik.

“Ky buxhet këtë vit vërtet do të jetë zhvillimor”, ka thënë Gaxherri. /lajmi.net