Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë, 5 emra të dyshuar për shkaktim dërgohen në Interpol

Prokuroria për Krim të Organizuar i ka dërguar fletë-arrestet deri në Interpol. Prej sot me fletë-arrest ndërkombëtare kërkohen Nikolla Mitrevski Kolo, Aleksandar Vasilevski – Ninxha, Mlladen Dodeski, Dean Davidovski dhe Mitre Pitropovski.

Lajme

04/01/2018 13:31

Fletë-arrestet tanimë janë publikuar në ueb-faqen e MPB-së së Maqedonisë. Ndryshime, këto pesë persona janë pjesë e grupit që Prokuroria ua ngarkon veprën rrezikim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese lidhur me dhunën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Më shumë se 10 ditë pritej që Prokuroia t’i dërgojë fletë-arrestet deri në Interpol. Deri më tani, të njëjtët janë kërkuar vetëm me fletë-arrest vendor, megjithatë policia nuk arriti që të njëjtit t’i kapë, andaj Gjykata në mungesë u ka shqiptuar masë paraburgimi. /portalb.mk