Dhimbja e kokës mundet të shkaktojë verbërim

Arteriteti i tëmthit është një sëmundje që çon drejt ënjtjes dhe inflamacionit të arterieve në tru. Nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë verbërim të papritur e të pashërueshëm, për shkak të pengesës në rrjedhjen e gjakut në drejtim të nervave optike. Simptoma tipike të kësaj gjendjeje janë: lodhja, djersitja dhe dhimbjet e kokës, ndërsa simptomë…

Lifestyle

22/02/2014 13:30

Arteriteti i tëmthit është një sëmundje që çon drejt ënjtjes dhe inflamacionit të arterieve në tru.

Nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë verbërim të papritur e të pashërueshëm, për shkak të pengesës në rrjedhjen e gjakut në drejtim të nervave optike.

Simptoma tipike të kësaj gjendjeje janë: lodhja, djersitja dhe dhimbjet e kokës, ndërsa simptomë tjetër është edhe dhimbja në nofull.

Nganjëherë, diagnoza konfirmohet me një biopsi të indit nga arteria e tëmthit, por një gjë e tillë nuk është 100% precize dhe mund ta shtyjë fillimin e trajtimit, gjë që e rrezikun shikimin e procesit.

Njëzet përqind e personave që vuajnë nga arteriti, mbeten pjesërisht ose krejtësisht të verbër. Megjithatë, trajtimi në kohë të duhur me steroide për ta reduktuar inflamacionin në artere do të duhej që ta parandalojë një gjë të tillë.