Dhëndrri i Berishës i kapur për korrupsion mbërrin në komisariatin e sigurisë së lartë

Pas arrestimit të tij në aeroportin e Rinasit para pak orësh Jamarbër Malltezi ka mbërritur në komisariatin e policisë në rrugën Mine Peza në Tiranë. Kujtojmë se ndaj tij rëndojnë akuzat për pastrim parash dhe korrupsion për çështjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’. Ka qenë ish-kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla i cili…

Lajme

21/10/2023 23:31

Pas arrestimit të tij në aeroportin e Rinasit para pak orësh Jamarbër Malltezi ka mbërritur në komisariatin e policisë në rrugën Mine Peza në Tiranë.

Kujtojmë se ndaj tij rëndojnë akuzat për pastrim parash dhe korrupsion për çështjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’.

Ka qenë ish-kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla i cili ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës për këtë çështje.