Detaj i ri, kjo është arsyeja pse De Ligt dëshiron të transferohet në Juventus

Kapiteni i Ajaxit, Matthijs De Ligt është pranë transferimit në Juventus.

Sport

25/06/2019 07:59

Matthijs De Ligt është pranë transferimit në Juventus.

Qendërmbrojtësi i Ajaxit është në negociata për transferim te skuadra kampione nga Serie A.

Mediat holandeze po ashtu kanë konfirmuar lajmet e ditëve të fundit nga Italia se De Ligt pritet të nënshkruajë me Juventusin, transmeton lajmi.net.

Por, sot kanë dalë detaje të reja nga Holanda ku thuhet se De Ligt ka një arsye shtesë për t’ju bashkuar Bianconerëve.

Kapiteni i Ajaxit dëshiron të luajë së bashku me yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo. /Lajmi.net/