Dështimet 15-vjeçare në krijimin e politikave të suksesshme të punësimit

Qeveritë e Kosovës, të gjitha pa dallim, kanë dështuar të krijojnë politika të suksesshme të punësimit. Ato nuk janë alarmuar asnjëherë nga gjendja në terren dhe nga raportimet zyrtare për shkallën e ulët të papunësisë dhe të varfërisë. Energjinë e tyre ato e kanë shpenzuar në angazhime periferike, kryesisht në politika ditore.

Lajme

22/02/2015 08:25

Si shkruan Koha Ditore, pjesa më e madhe e projekteve të mëdha kanë dështuar, ndërsa janë lënë anash sektorë që mund të sjellin punësim të shpejt. Për pasojë, papunësia është rritur për shkak të numrit të madh të të rinjve që çdo vit hyjnë në tregun e punës. Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave, në Kosovë punojnë vetëm 28 për qind e personave në moshë pune.

Shefi i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter-Olters, në një intervistë për “Kohën Ditore” ka thënë se Kosovës do t’i duhen gjashtë dekada për të arritur nivelin mesatar të ekonomisë së vendeve të Bashkimit Evropian, e për ta shkurtuar këtë periudhë në vetëm 45 vjet i duhet një rritje të paktën prej 5 për qind. (Koha Ditore)