Dëshmitari X, ministri i Brendshëm i Kosovës: Ka kërkuar azil, po kryejmë procedurat

Ministri i Brendshëm i Kosovës Bejtush Gashi deklaroi se po kryhen të gjitha procedurat për dëshmitarin X, Albert Veliu.

Lajme

02/06/2018 11:08

Ai tha se Kosova është e detyruar të zbatojë Konventat Ndërkombëtare pasi dëshmitari X ka kërkuar azil politik dhe po bëhen procedurat përkatëse.

I shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, Gashi ka vizituar pikën kufitare të Morinës dhe Shishtavecin lidhur me fluksin e kalimeve në fundjavë dhe mbarëvajtjen e punës në kuf./ Top Channel