Dëshira e Ancelottit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka zbuluar dëshirën e tij për Vitin e Ri. Strategu italian është në seri të rezultateve pozitive me gjigantin madrilen dhe është afruar në tri pikë ndaj liderit të La Ligës, Barcelonës, derisa ka siguruar kualifikimin për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, si fitues i Grupit B.…

Sport

05/12/2013 09:58

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka zbuluar dëshirën e tij për Vitin e Ri.

Strategu italian është në seri të rezultateve pozitive me gjigantin madrilen dhe është afruar në tri pikë ndaj liderit të La Ligës, Barcelonës, derisa ka siguruar kualifikimin për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, si fitues i Grupit B.

Por, Ancelotti ka një dëshirë. “Do të jem i lumtur nëse Xabi Alonso e vazhdon kontratën, do të ishte dhuratë e mirë edhe pse fitorja kundër Valencias nuk do të ishte keq”, deklaroi Ancelotti gjatë një interviste për Tiempo Extra, në esRadio.

Alonso ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Real Madridin dhe ka zgjuar interesim nga shumë klube të mëdha evropiane. Mirëpo, Ancelotti dëshiron që Alonso të mbetet në Santiago Bernabeu.

“Është një futbollist shumë i rëndësishëm, ka kualitete dhe përvojë të madhe. E shoh veten tek ai, por Xabi ka më tepër kualitete”, përfundoi Ancelotti.