Derrick Rose dhe Blake Griffin mund të bashkohen te Chicago Bulls

Chicago Bulls mund të bëjë një skuadër shumë cilësore për sezonin e ardhshëm.

Sport

28/06/2020 12:45

Bulls po lidhen me transferimin e mundshëm të dy emrave të mëdhenj të viteve të fundit në NBA; Derrick Rose dhe Blake Griffin.

Organizatori dhe alo-qendra thuhet se mund të bashkohen në konferencën lindore, me Bulls, transmeton lajmi.net.

Sipas raportimeve nga ShBA, marrëveshja do të përfshijë emra si Thaddeu Young dhe Otto Porter jR, për Derrick Rose dhe Griffin.

Gjatë edicionit 2018/19 Griffin ka regjistruar një nga sezonet e tij më të mira në aspektin ofensiv, por luajti vetëm 512 minuta në 2019/20.

Rose në anën tjetër po rigjen ritmin që e kishte dikur, para se të lëndohej. Ky shkëmbim do të ishte ‘lotari’ për Chicago Bulls. /Lajmi.net/