Deputetët e Vetëvendosjes 10 ditë në fushatë me biçikleta

Sot, më 10.10.2017, deputetët Fitore Pacolli dhe Fisnik Ismajli me aktivistë të tjerë e dashamirë të çiklizmit, kanë nisur turneu e quajtur "FITOUR", i cili do të zgjasë 10 ditë.

Lajme

10/10/2017 13:48

Gjatë këtyre 10 ditëve do të vizitohen 26 komuna për t’i shprehur përkrahje kandidatëve për kryetar dhe për kuvende komunale.

FITOUR ka për qëllim promovimin e unitetit, lirinë e lëvizjes dhe shprehjes, shëndetin, rëndësinë e kujdesit në trafik urban dhe ndërurban, fuqinë e solidaritetit, si dhe vetëdijësimin kombëtar për ruajtjen e ambientit./Lajmi.net/

img_3176