Deontay Wilder do të kërkojë ‘një kamion me para’ për t’u përballur me Anthony Joshua  

Deontay Wilder së fundmi mori një fitore me KO kundër Robert Helenius, dhe menaxheri i ‘Bomberit të Bronztë’ kërkon tani një duel me Anthony Joshua. Meçi potencial mes Joshua dhe Wilder është meçi që shumë tifozë të boksit presin ta shohin. Ditë më parë, boksieri amerikan tha se kudo që shkon, njerëzit e pyesin për…

Sport

17/10/2022 17:16

Deontay Wilder së fundmi mori një fitore me KO kundër Robert Helenius, dhe menaxheri i ‘Bomberit të Bronztë’ kërkon tani një duel me Anthony Joshua.

Meçi potencial mes Joshua dhe Wilder është meçi që shumë tifozë të boksit presin ta shohin.

Ditë më parë, boksieri amerikan tha se kudo që shkon, njerëzit e pyesin për një duel të mundshëm me AJ, prandaj, përfundimi i tij ishte se meçi Wilder – AJ është akoma meçi më i madh në botën e boksit.

Gjithsesi, raportimet e fundit nga ‘Mirror’ thonë se Wilder do të kërkojë një shumë të madhe për një duel me britanikun.

“Tani do të shohim nëse Eddie do të vijë me një kamion me para të cilat i përmendi për marrëveshjen në fjalë”, ka thënë Finkel, promotor i Wilder, i pyetur për duelin e mundshëm mes klientit të tij dhe AJ, përcjell lajmi.net.

“Ai e di si të na kontaktojë neve, kështu që do të shohim. Do të shohim nëse tani ndryshon mendja e tyre”, shtoi tutje ai.

Wilder, me fitoren ndaj Helenius, vendosi rekord për fitoren me KO me më së paku goditje të dhëna. Joshua në anën tjetër ndodhet në një ecuri negative me dy humbje radhazi dhe me tri humbje në 5 duelet e fundit. /Lajmi.net/