Denoncimi: 725 milion euro kontratë, si Rama po favorizon baxhanakun

Departamenti Antikorrupsion në Partinë Demokratike përmes një deklarate ka denoncuar rastin e favorizimit të baxhanakut të Kryeministrit Edi Rama, Armand Frangut.

Lajme

24/05/2018 17:06

PD thotë se në tepsinë e madhe ka vend edhe për baxhanakun e Ramës, ortak i shoqërisë “B360”, i cili duket se bashkepunimin me shoqerinë “Advanced Business Solutions – ABS” e ka të ngushtë.

“Vetë AKSHI ka lidhur kontrata me këtë shoqeri në vlerën 919 milion lekë ose 725 milion euro. Por AKSHI nuk është ndalur me kaq. Për të shmangur plotesisht konkurrencën, ka sajuar “kontratat sekrete”, të cilat i ka lidhur me shoqërinë e Frangut”- thuhet në deklaratën e PD-së.

Deklarata e plotë e PD

Rama nuk ka vetëm miq si Papuli, Carapuli, Eft’himi, Dulaku, Sala, nuk ka vetëm vëllaçko Olsin. Rama ka dhe baxhanak. Në tepsinë e madhe sigurisht ka vend dhe për baxhanakun, Armand Frangu.

Ortak i shoqërisë “B360” duket se bashkepunimin me shoqerinë “Advanced Business Solutions – ABS” e ka të ngushtë. Sipas të dhënave të faqes izrealite “The Manufactures Association of Israel” (Link: www.industry.org.il), rezulton të jetë bashkëmenaxher me ortakun dhe administratorin e kësaj shoqërie, Gerond Meçe.

Qeveria Rama, baxhanaku i bashkortakut, duket t’i ketë sjelle begati të madhe shoqërisë “Advanced Business Solutions – ABS”, krahasuar me më parë: 12 miliard lekë ose 9.5 milion euro.

Vezë AKSHI ka lidhur kontrata me këtë shoqeri në vlerën 919 milion lekë ose 725 milion euro. Por AKSHI nuk është ndalur me kaq. Për të shmangur plotesisht konkurrencën, ka sajuar “kontratat sekrete”, të cilat i ka lidhur me shoqërinë e Frangut.

Bazueshmërinë ligjore të klasifikimit të kontratave duhet ta verifikojë prokuroria, por kjo e fundit është e zënë me do detyra që i janë ngarkuar nga baxhanaku i Frangut.

Edhe në KPP, kompania parzmore e Frangut, duket të ketë patur jo pak fat me pranimin e ankesave. Po dhe kjo nuk çudit, derisa KPP është nën sqetullën e sekretatit të përgjithshëm të baxhanakut, Ëngjëll Agaçit.

E begatë kjo qeveri për të gjithë sojin e sorrollopin e tepsixhiut, migjeniane për qytetarët e saj. /albeu.com/