Dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, bëhet para orës 12:00

Dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë do të bëhet sot nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Lajme

24/10/2017 10:52

Gjyqtarët dhe prokurorët pritet të betohen para orës 12:00, raporton lajmi.net.

Pas këtij betimi, bëhet zbatimi i plotë i Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në Bruksel.

Presidenca ka deklaruar se dekretimi i tyre është një nga masat afirmative, të cilat institucionet e Republikës së Kosovës i ndërmarrin për të arritur  një barazi të plotë dhe efektive të pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha fushat e jetës, ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore./Lajmi.net/